Klubi Skitar “Prishtina” është themeluar në vitin 1948 së bashku me Shoqatën e Bjeshkatarëve dhe nga viti 1980 kanë funksionuar si klube sportive të veçanta. Që atëherë, Klubi Skitar ka zhvilluar shumë gara në Kosovë dhe jashtë. I njejti është i regjistruar pranë Federatës së Sportit, e poashtu dhe si OJQ pranë Ministrisë së Administratës Publike, Certifikata nr 5110678-4, Numri Fiskal 600420666.
Klubi ka një histori shumë të pasur në sportin e skitarisë dhe ka shërbyer si një shembull I shkëlqyer i punës së përbashkët ekipore. Në këtë mënyrë ka arritur të zhvillojë numër të madh të skitarëve të shkëlqyer. Programi vjetor i aktiviteteve vendoset nga Menaxhmenti I Klubit dhe miratohet nga Federata e Sporteve të Kosovës.
Deri në vitin 2013 e vetmja mbështetje që Klubi kishte marrë ishte nga Drejtoria Komunale e Prishtinës. Për hir të sinqeritetit, kjo ka qenë në shuma simbolike. Të gjitha shpenzimet janë bartur nga skitarët si dhe nga vetë anëtarët e klubit. Prandaj, në mungesë të mbështetjes financiare, ekipi ynë garues nuk ka qenë në gjendje të marrë trajnimin e nevojshëm në kushte të nevojshme garash.
Në Sezonin 2013-2014 dhe falë Menaxhimit të ri të paraqitur në Klubin Skitar “Prishtina”, kemi krijuar partneritet me një grup të kompanive që nëpërmjet sponsorizimit, do të na ndihmonte të kemi një sezonë skitare më produktive, në funksion të përmbushjes së qëllimeve dhe objektivave tona të planifikuara. Në anën tjetër Drejtoria Komunale e Prishtinës, poashtu ka shtuar përkrahjen financiare për Klubin Skitar “Prishtina”.